Pas Asllanit, Interi në kërkim edhe të një futbollisti tjetër shqiptarë!

Pas Kristjan Asllanit Inter është hedhur në sulm për një tjetër futbollist të kombëtares shqiptare. Mediat në Itali zbulojnë se “zikaltërit” po tentojnë në merkato mbrojtësin shqiptarë të Atalantas, Berat Gjimshiti.

Tani që “zikaltërit” humbën betejën me Juventusin për Bremer, janë rikthyer më seriozisht për mbrojtësin e kombëtares shqiptare dhe në këmbim Inter mund të japë edhe anësorin Valentin Lazaro, që trajneri i Atalantas, Gasperini e pëlqen shumë.

Ditëve në vijim mund të ketë zhvillime serioze rreth kësaj piste.

Leave a Reply