Mërgim Berisha largohet nga Fenerbahçe, destinacioni i tij i rradhës, Bundesliga!

Mërgim Berisha vetëm pas një viti mund të largohet nga Fenerbahçe. Sulmuesi shqiptar që ka luajtur me përfaqësuesen U21 të Gjermanisë, duket se është drejt përfundimit të bashkëpunimit me gjigandët turq, për të luajtur në Bundesligën gjermane.

Klubi turk nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm, ashtu që i njëjti pritet të rikthehet në futbollin gjerman, aty ku vite më parë luante me ekipin e Magdeburg.

Berisha me Fenerbahçen ka kontratë deri verën e vitit 2025, por interesimi i Shtutgartit mund të bëjë që ai të ndryshojë mjedis që këtë verë.

Kujtojmë, Berisha te Fenerbahçe u transferua shtatorin e vitit 2021 nga rradhët e Salzburgut, dhe brenda kësaj periudhe me fanellën e skuadrës turke zhvilloi gjithsej 31 ndeshje zyrtare, duke realizuar 7 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply