Sedlloski: Besoj në fitore dhe kualifikimin historik

FC Shkupi mbrëmje e së martës në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të mirëpret Dinamo Zagrebin, ndeshj kjo e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Maksimir” morri një barazim 2:2, mirëpo trajneri i FC Shkupit, Goce Sedlloski, thotë se nuk duhet të mashtrohen me këtë rezultat, pasi edhe në Shkup pritet një ndeshje shumë e vështirë.

“Pas asaj ndeshje që e luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që e kemi, nesër na pret një ndeshje e vështirë. Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në Maksimir. Gjatë gjithë javës në stërvitje në kemi dhënë maksimumin, dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme” – u shpreh Goce Sedlloski, i cili megjithatë beson te fitorja dhe kualifikimi historik i skuadrës së tij.

“Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar atë na duhet mbështetja e publikut, dhe tifozëve tanë të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë” – u shpreh Sedlloski.

Ndeshja e kthimit midis FC Shkupit dhe Dinamo Zagrebit zhvillohet nesër në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 21:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply