“Euro 2024”, Kosova në grup të njëjtë me Zvicrën, njihuni edhe me kundërshtarët tjerë të “dardanëve”

Përfaqësuesja e Kosovës gjithashtu ka mësuar kundërshtarët në grup për eliminatoret e Evropianit të vitit 2024, njofton “infOSport.mk”.

Në shortin e hedhur sot në Frankfurt të Gjermanisë, goglat ekipin “dardan” e vendosën në grupin “I”, së bashku edhe me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën.

Ndeshjet eliminatore për të siguruar një vend për në ndeshjet finale të Euro 2024, nisin në muajin mars të vitit 2023.

Kujtojmë, “Euro 2024” do të zhvillohet në 8 qytete të Gjermanisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply