“Euro 2024”, grup i favorshëm për kombëtaren e Shqipërisë!

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mësuar kundërshtarët e saj në kuadër të grupeve për eliminatoret e Europianit të vitit 2024, që do të mbahet në Gjermani, njofton “infOSport.mk”.
“Kuqezinjtë” u shortuan në Grupin “E”, së bashku me Poloninë, Republikën e Çekisë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Ndeshjet në grupe për një vend në Europianin e vitit 2024, Shqipëria, njëjtë sikurse edhe Kosova dhe Maqedonia, do ti nisin gjatë muajit mars.

Kujtojmë, Kosova bënë pjesë në Grupin “I” së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën, derisa Maqedonia është pjesë e grupit të ferrit, grupit “C”, bashkë edhe me gjigandët si Italia, Anglia, Ukraina dhe Malta. (infOSport.mk)

Leave a Reply