FC Shkupi me dy futbollistë më pak mund Ak.Pandev, Shkëndija ndalet nga Bregallnica

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 10-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Në 4 takimet e sotme, u shënuan gjithsej 4 gola, aq sa dje u shënuan në takimin e vetëm të zhvilluar në Kavadar, aty ku Tikveshi mundi Makedonija GJ.P me rezultatin 4:0.

FC Shkupi falë golit të shënuar nga Albert Dienne në minutën e 53-të, mundi Akademia Pandevin në Strumicë me rezultatin minimal 1:0. Kjo fitore e skuadrës nga Çairi fiton edhe më shumë në peshë, nga vetë fakti se nga minuta e 35-të luajtën me një futbollistë më pak në fushë, derisa në minutën e 89-të, me të kuq u ndëshkua edhe futbollisti i dytë “bardheblu”.

Për dallim nga FC Shkupi, skuadra e Shkëndijës nuk arriti të shfrytëzojë terrenin vendas, duke luajtur pa gola përballë Bregallnicës nga Shtipi.

Pa gola u mbyll edhe ndeshja në lagjen e Hekuranës në Shkup, midis dy skuadra nga kryeqendra jonë, Skopjes dhe Rabotniçkit, ndërkohë në Kratovë, Pobeda regjistroi fitoren e dytë sezonale, duke mundur Sileksin me shifrat 3:0.

Struga TrimLum këtë javë ishte e lirë, mirëpo pavarësisht kësaj, ata kryesojnë bindshëm renditjen tabelare, me 25 pikë, 9 më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Shkëndija, gjegjësisht Tikveshi, që kanë nga 16 pikë. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 10

Ak.Pandev 0:1 FC Shkupi
Shkëndija 0:0 Bregallnica
Skopje 0:0 Rabotniçki
Sileksi 0:3 Pobeda
Tikveshi 4:0 Makedonija GJ.P
Struga Trim Lum – e lirë  

Leave a Reply