Brdarovski: Ne jemi kampionët dhe si të tillë duhet të na respektojnë, pres mbështetje të fuqishme ndaj Struga TL

FC Shkupi të dielën morri një fitore të madhe në transfertën në Strumicë ndaj Akademia Pandev, për më tepër që këtë ndeshje e mbylli me 2 lojtar më pak, pas kartonëve të kuq të dy mbrojtësve, Gagi Margvelashvili dhe Kristijan Ackovskit.

Skuadra nga Çairi regjistroi fitore minimale 1:0, ndërsa kjo ka kënaqur edhe mbrojtësin Vladica Brdarovski, i cili pas përfundimit të ndeshjes, tha se skuadra ndaj Akademia Pandevit tregoi karakter të fortë dhe se FC Shkupi meriton më shumë respekt nga kundërshtarët.

“Pas disa ndeshjeve të fundit që kishim një ngërç psikologjik mendoj që sot me këtë fitore treguam karakter të fortë ku mundëm një kundërshtarë jo të lehtë siç është Ak.Pandev. Sigurisht që kartonat e kuq na vështirësuan situatën, por në çdo ndeshje ne hymë si kampionë për fitore dhe si të tillë duhet të na respektojnë” – u shpreh fillimisht Vladica Brdarovski, i cili foli edhe për ndeshjen derbi që i pret javën që vjen.

FC Shkupi në Çair do të mirëpret liderin aktual, Struga Trim Lum, skuadër kjo që ende nuk dinë çfarë është disfata në 9 ndeshje të zhvilluara.

“Ndeshja e radhës është një derbi i vërtetë kundër Struga Trim Lum, do të përgatitemi maksimalisht si dhe presim mbështetje të fortë nga publiku jonë” – përfundoi Brdarovski, i cili dje kundër Akademia Pandev në Strumicë, zhvilloi ndeshjen e tij të 247 në Ligën e Parë të Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply