Debutim ëndërrash dhe fitore historike për KB Çair 2030 në elitën e basketbollit vendor!  

9 tetori i vitit 2022 do të mbahet mend gjatë kohë në historinë e klubit të basketbollit Çair 2030, shkruan “infOSport.mk”.

Kjo skuadër jo vetëm që debutoi në Ligën e Parë të Basketbollit në vend, por mbi të gjitha arriti edhe fitoren e parë në garën elitare, duke triumfuar si mysafir kundër Kumanovës me rezultatin 87:79.

Periudha e parë e lojës doli të jetë e barabartë (23:23), me të përzgjedhurit e trajnerit Erhan Ramadani, të cilët në vazhdim fituan vetëbesim, nga ajo që ndodhi në 10 minutëshin e parë, ashtu që dominuan ndeshjen deri në fund të takimit.

Pjesën e parë, KB Çair 2030 e mbylli me rezultatin 44:38, edhe pse në një moment kishte epërsinë e 12 pikëve (40:28).

Në pjesën e parë amerikani Deril Stroter realizoi 15 pikë, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Jusuf Mohamed, që shënoi 8 pikë.

Fillimi i pjesës së dytë foli për vendasit e Kumanovës, që arritën të barazojnë rezultatin në 44:44, mirëpo instrukcionet e trajnerit Ramadani dhanë shumë shpejt rezultatin e duhur dhe djelmoshat e Çairit sërish u shkëputën në rezultat, këtë herë duke avansuar me shifrat 59:52. Pasoi edhe një periudhë e bukur e basketbollistëve shkupjan, që në minutën e 27-të arritën epërsi dyshifrore (65:54), por që e njëjta deri në fundin e çerekut të tretë u reduktua në vetëm 7 pikë (69:62).

Kështu në çerekun e fundit, basketbollistët e KB Çair u futën me një epërsi komode, të cilët në fundit arritën ta ruajnë, duke e rritur atë edhe me dy pikë shtesë, që në fund rezultati përfundimtarë në semafor të tregonte shifrat 87:79 në favor të skuadrës së Erhan Ramadanit.

Në fund më meritorët për këtë triumf historik të KB Çair 2030, dolën të jenë dy basketbollistët amerikan Derill Stroter (27 pikë) dhe Jusuf Mohamed (18 pikë), derisa Malik Thaçi shtoi edhe 11 pikë të tjera.

NDESHJET TJERA – Gostivari në terren vendas mundi Pelisterin nga Manastiri me shifrat 75:63, ndërsa fitore të sigurtë morri edhe MZT Skopje, që si mysafir me shifrat 74:60 mundi ekipine TFT.

Naviko Akademia FMP me rezultatin 79:75 mundi Kozhuvin, Strumica u mund në parketin e saj nga EuroNikeli me rezultatin 95:84, ndërkohë në ndeshjen e fundit të xhiros së parë, Feniks 2010 mundi Rabotniçkin e ri me shifrat 75:64.

Më i merituari për fitoren e Feniks 2010, ishte Bakingem, që realizoi 21 pikë, derisa me lojë të mirë u dalluan edhe Petkov me 18 pikë dhe kapiteni Mitrevski që në fund realizoi 15 pikë.

Te Rabotniçki, më efikasi doli të jetë Kraford, i cili gjatë gjithë ndeshjes (40 minuta) regjistroi 28 pikë, derisa Bakoç dhe Notixh realizuan nga 12 pikë. (infOSport.mk)

Basketboll – Liga e Parë
Xhiroja e Parë
Kumanovo 2009 79:87 KB Çair 2030
Naviko Ak. FMP 79:75 Kozhuvi
Gostivari 75:63 Pelisteri
Strumica 84:95 Euro Nikel
TFT 60:74 MZT Skopje
Rabotniçki 64:75 Feniks 2010

Leave a Reply