Euro 2024: Maqedonia e nis me Maltën, dhe e mbyll me Anglinë në Shkup

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, marsin e vitit 2023 do të nis ciklin e ri eliminatorë, këtë herë për kualifikim në Europianin e vitit 2024, që do të mbahet në Gjermani. Edhe pse shpresonim në një short më të mirë, goglat dje në Frankfurt të Gjermanisë, i servuan përballë ekipit të Bllagoja Milevskit, kundërshtarë të kalibrit të lartë, si Italia, Anglia, apo edhe Ukraina.

Pra Maqedonia u shortua në grupin “C”, ku përveç kombëtareve të lartëpërmendura, u gjind edhe Malta.

Ndërkohë tashmë është mësuar edhe orari i ndeshjeve, që përfaqësuesja futbollistike e vendit do ti zhvillojë, me shpresë se në fund mund të sigurojë një vend për në Europianin e ardhshëm.

Ndeshjen e parë të këtij cikli eliminatorë, Maqedonia do ta zhvillojë me 23 mars 2023 kundër Maltës në Shkup.

Në kuadër të xhiros së dytë, Maqedonia është e lirë, për të vijuar më pas me dy ndeshjet e qershorit, kur fillimisht me datë 16 do të mirëpëret Ukrainën, që më pas 3 ditë më vonë të jetë mysafire e Anglisë.

Edhe shtatori i vitit të ardhshëm e pret Maqedoninë me dy ndeshje. Së pari në Shkup do të vie Italia, ndeshje kjo që në program është me datë 9 shtator, ndërkohë me 12 shtator do të jemi mysafir të Maltës.

Në kuadër të xhiros së 7-të, Maqedonia me 14 tetor të vitit 2023 do të luaj kundër Ukrainës në transfertë, që në xhiron e 8-të, të jetë e lirë.

Mbylljen e këtij cikli eliminatorë, Maqedonia do ta bëjë kundër dy kombëtareve gjigande, Italisë dhe Anglisë, ndeshje këto të programuara për nëntorin e vitit 2023. Fillimisht me 17 nëntor, Maqedonia do të luaj kundër Italisë në transfertë, që me datë 20 nëntor ta mbyll me Anglinë në Shkup.

Kujtojmë, Maqedonia ishte pjesë e Europianit të fundit, duke siguruar një gjë të tillë përmes Ligës së Kombeve, mirëpo e vështirë është të besohet se do të përsëriste një sukses të tillë, këtë herë për ndeshjeve eliminatore të Grupit “C”, ndryshe i njohur si grupi i ferrit për “verdhekuqtë”. (infOSport.mk)

Orari i ndeshjeve të Maqedonisë së Veriut në eliminatoret e vlefshme për            “Euro 2024“:

Xhiro 1 Maqedonia

23.03.2023

Malta

Xhiro 2 Maqedonia e lirë
Xhiro 3 Maqedonia 16.06.2023 Ukraina
Xhiro 4 Anglia 19.06.2023 Maqedonia
Xhiro 5 Maqedonia 09.09.2023 Italia
Xhiro 6 Malta 12.09.2023 Maqedonia
Xhiro 7 Ukraina 14.10.2023 Maqedonia
Xhiro 8 Maqedonia e lirë
Xhiro 9 Italia 17.11.2023 Maqedonia
Xhiro 10 Maqedonia 20.11.2023 Anglia

 

Leave a Reply