Struga Trim Lum skuadra e vetme që ka gjunjëzuar Shkëndijën këtë edicion (VIDEO)

Struga Trim Lum ka regjistruar edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje të zhvilluara këtë edicion kundër Shkëndijës, skuadër kjo që këtë edicion të dyja disfatat në ndeshjet kampionale i ka dhuratë nga skuadra strugane, shkruan “infOSport.mk”.

Pas fitores së parë 2:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Strumicë me 28 gusht të këtij viti, Struga Trim Lum mundi Shkëndijën edhe sot në terren vendas, këtë herë me rezultatin minimal 1:0.

Autorë i golit të vetëm në këtë përballje ishte Hristijan Maleski në minutën e 40-të. Për 20-vjeçarin Maleski ishte ky goli i tretë sezonal dhe i dyti përballë Shkëndijës në po aq ndeshje gjatë këtij edicioni, derisa një gol tjetër ndaj “kuqezinjëve” kishte realizuar edhe Besart Ibraimi.

Ky i fundit në minutën e 33-të pretendoi për një penalti pas duelit që kishte me ish shokun e tij të skuadrës, Ferhan Hasanin, mirëpo arbitri kryesor, Aleksandar Stavrev tregoi që loja të vazhdojë.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat vazhduan me taktizimet e tyre, derisa momentet më interesante ndodhën në 20 minutat e fundit të takimit, kur regjistruam nga dy raste nga të dyja anët.

Në minutën e 72-të Besmir Bojku tentoi nga gjuajtja e lirë, duke vënë në vështirësi portierin Zahov, i cili intervenoi mjaft mirë edhe në minutën e 76-të, kur Valentin Koçoski goditi nga distanca.

Shkëndija dy rastet më të mira të këtij takimi i pati me anë të sulmuesit rezervë, Vlatko Stojanovski, i cili fillimisht goditi vetëm mbi portë, derisa në minutat shtesë goditjen e tij e ndali portieri Mirseloski.

Në fund fitore minimale 1:0 për Shkëndijën, skuadër kjo që regjistroi fitoren e 4-të nga gjithsej 10 ndeshje të zhvilluara kampionale kundër Shkëndijës, skuadër kjo që në anën tjetër numëron 3 fitore, derisa 3 ndeshje janë mbyllur me barazime.

Kësisoj, Struga Trim Lum mund të lëvdërohet se është një ndër skuadrat e rralla që ka më shumë fitore se disfata përballë Shkëndijës, kampion i katërfishtë i Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply