E bujshme, Bekim Balaj në sulmin e Shkëndijës!

Shkëndija e ka nisur vrrullshëm merkaton e janarit, duke transferuar plotë 4 futbollistë të rinj brenda një periudhë shumë të shkurtër, ndërsa informacione pranë “infOSport.mk” pohojnë se drejtuesit e skuadrës tetovare ende nuk e kanë thënë fjalën përfundimtare kur është në pyetje reparti i sulmit.

Skuadra tetovare tashmë gjithë vëmendjen e saj e ka drejtuar ka sulmuesi shkodran, Bekim Balaj, i cili ka një karrierë të bujshme ndërkombëtare, ndërsa për një periudhë bukur të mirë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare, për të cilën numëron 48 ndeshje dhe 9 gola.

Aktualisht Balaj është një futbollistë i lirë, ndërsa kjo lehtëson punën e drejtuesve të Shkëndijës, që deri më tani ka angazhuar emra si Metodi Maksimov, Kamer Qaka, Mustafa Mujezinoviç dhe Nasko Milev.

Në rast se palët nuk arrijnë të bindin Balajn, një tjetër emër që mund të veshë fanellën “kuqezi”, është slloveni Dario Kolobariç, që gjithashtu është një futbollistë i lirë.

Leave a Reply