Ermedin Adem dhe Rabotniçki shumë pranë akordit!

Pasi me marrëveshje të dyanshme prishi kontratën me Voska Sport, mesfushori shkupjan rikthehet në vendlindje, këtë herë duke nënshkruar kontratë me Rabotniçkin.

Informacione pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se palët janë në bisedime të avansuara dhe se shumë pak ka mbetur që ato të shtërngojnë duart dhe të fillojnë një bashkëpunim.

Adem është një futbollistë me përvojë të madhe në elitën e futbollit vendor, aty ku numëron plotë 243 ndeshje, pjesën më të madhe me Makedonija GJ.P dhe FC Shkupin.

Rabotniçki pritet të jetë kështu skuadra e tretë nga kryeqendra jonë, me të cilën do të luaj Adem, i cili gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Napredokut, Teteksit, Renovës dhe Voska Sport. (infOSport.mk)

Leave a Reply