Sulmuesi 20-vjeçar nga Nigeria, Toheeb Lawal, është autori i golit të parë për sezonin 2026/27 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Lawal shënoi në minutën e 18-të golin e parë për Tikveshin në ndeshjen hapëse kundër KF Arsimit.
Pjesa e parë e zhvilluar në Kavadar prodhoi futboll shumë të bukur dhe 5 gola të shënuar, 4 prej të cilëve për skuadrën vendase të Tikveshit, derisa mysafirët nga Çegrani arritën të shënojnë një gol, kur në minutën e 33-të për një çast ngushtuan epërsinë në 2:1.
Megjithatë, pas këtij goli pasuan edhe dy gola të tjerë për Tikveshin, skuadër kjo që pas 45 minutave të para avanson me shifrat 4:1. (infOSport.mk)
