Të ardhmen e Ibrahimoviç e zbulojnë mediat suedeze

Zlatan Ibrahimoviç edhe sezonin e ardhshëm do të qëndrojë në “Olld Traford” te skuadra e Mançester Junajtedit. Një gjë të tillë pohon gazeta suedeze, “Expressen”, e cila në një shkrim të saj të sotshmin zbulon lajmin e madh për tifzoët e skuadrës së njohur angleze, sulmi i së cilës me suedezin është shumë më i rrezikshëm, transmeton “infOSport,mk”.

Arsyeja kryesore sipas të përditshmës suedeze është se Ibra ka dëshirë që të fitojë edhe Premierligën, duke lënë në këtë mënyrë gjurmë në historinë e futbollit evropian, pasi nëse vërtetë arrinë një gjë të tillë, atëherë ai do të realizonte ëndërrën që të shpallet kampion në çdo kampionat ku ka luajtur.

Për bomberin suedez interes kishte shfaqur skuadra e Napolit, ndërsa gjithashtu nuk kishte munguar interesimi edhe nga skuadra amerikane e Los Anxheles Galaksit.

Leave a Reply