Xhaka nuk grumbullohet në kombëtare

Përplasjet e fundit me trajnerin Xhani De Biazi kanë bërë që mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka të mos jetë në listën e të ftuarve për ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Izraelit në muajin qershor.

Xhaka u largua nga grumbullimi pas ndeshjes me Italinë, teksa deklaroi se nuk do të vinte më në Kombëtare për sa kohë aty do të ishte trajner De Biazi.

Një deklaratë e fortë kjo, por mëse e pritshme teksa nga një beniamin i trajnerit, mesfushori u kthye në një lojtar të padëshiruar.

Gjithçka filloi më zëvëndësimin në ndeshjen Shqipëri – Zvicër në Euro 2016, ku Taulant Xhaka reagoi mjaft keq ndaj zëvëndësimit në pjesën e dytë duke përplasur shishet e ujit në pankinë. Kjo gjë duket se nuk i pëlqeu De Biazit dhe filloi ta spostojë mesfushorin nga formacioni dhe planet e tij.

Ndërkaq, “lufta e ftohtë” mes palëve vazhdon dhe trajneri nuk i ka dërguar ftesë lojtarit për miqësoren ndaj Luksemburgut dhe ndeshjen eliminatore për Botërorin “Rusi 2018” duke e lënë jasht listës së tij.

Leave a Reply