Maqedonasit të humbur në Prishtinë, Kosova po demolon ekipin e Davitkovit

Kosova po zhvillon një pjesë të parë të shkëlqyeshme përballë Maqedonisë në ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror “Kina 2019”.

Ekipi basketbollistik i Kosovës i udhëhequr nga Dardan Berisha po avanson me dyfishin e pikëve ndaj përfaqësueses së Maqedonisë, e cila si duket është humbur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

40:20 është rezultati në favor të përfaqësueses së Kosovës, basketbollistët e së cilës skuadër, thjeshtë po shkëlqejnë sonte para tifozëve të tyre, që meritojnë notën 10-she, për animin korrekt dhe atmosferën e krijuar në palestër.

Dardan Berisha rezultoi të jetë më efikasi te Kosova, ndërsa te përfaqësuesja e Maqedonisë me lojë të mirë po shkëlqen amerikani Theodore.

Të përmendim vetëm se çereku i parë u mbyll me rezultatin 23:11, lojë kjo e mirë që përfaqësuesja e Kosovës e vazhdoi edhe gjatë çerekut të dytë.

Leave a Reply