Dortmundit nuk i mjafton shpejtësia e Obamejang, “transferon” edhe Usain Bolt

Pasi iu dha lamtumirë garave të atletikës, Usain Bolt mund të provojë veten si futbollist. Njeriu më i shpejtë në botë e ka pohuar vetë se është gati të provojë një eksperiencë si futbollist, i bindur se ka talentin e duhur.

Është Borusia Dortmund që shihet e gatshme të afrojë xhamajkanin në rradhët e veta, duke ia bashkuar një prej sulmuesve më të shpejtë në qarkullim, Pier Emerik Obamejang.

“Ky është objektivi im i ardhshëm, nuk më shqetëson çfarë mendonë njerëzit për mua. Dua të tregoj se sa i mirë jam dhe nëse ia vlen që të vazhdojë këtë rrugë”, deklaroi Bolt.

Deklaratën e tij e ka komentuar edhe shefi ekzekutiv i Borusia Dortmundit, Hans-Joakim Uatzke, i cili nuk përjshtoi mundësinë e transferimit të Usain Bolt.

“Nëse fjala jonë vlen, Usain është i ftuar që të stërvitet me ne. Do të takohem me një nga drejtuesit e kompanisë Puma në javën e ardhshme dhe kjo temë do të jetë mes diskutimeve tona”, – deklaroi Uatzke.

Mbetet të shohim nëse do të ndodh vërtetë një gjë e tillë dhe se Boltin do të kemi mundësinë ta shohim në ndeshje futbolli dhe pikërisht me fanellën e Borusia Dortmundit.

Leave a Reply