Vollejboll, Maqedonia në të njejtin grup me Kosovën në Liga Evropa

Përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll ka mësuar kndërshtarët e grupit për garat e ardhshme të Liga Evropës që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Maqedonia është shortuar me një grup së bashku me Kosovën, Austrinë dhe Letoninë.

Përfaqësuesja e vendit në të kaluarën është përballur me Austrinë, ndërsa me Kosovën dhe Letoninë do të jetë hera e parë që do të luajë. Takimi i parë është vendosur me 20 maj me Maqedoninë që pret Kosovën në Shkup , ndërsa tri ditë më vonë do të takohen me Letoninë në transfertë. Përballja me Austrinë është paraparë të zhvillohet me 26 ose 27 maj në Shkup. Kujtojmë që Maqedonia është nënkampione e Liga Evropës.

Leave a Reply