Liverpulli prezantoi Fabinjon

Skuadra finaliste e Ligës së Kampionëve, Liverpulli ka bërë goditjen e parë të merkatos së verës, duke siguruar shërbimet e mesfushorit brazilian të Monakos, Fabinjo. 24-vjeçari do i bashkohet skuadrës angleze nga 1 korriku, ndërsa shuma që kanë paguar drejtuesit e Liverpullit kap shifrën e 45 milion eurove.

Në marrëveshjen mes dy klubeve gjithashtu ekziston një klauzolë, sipas së cilës në varësi prej paraqitjeve të futbollistit, Monako mund të përfitojë edhe 5 milion euro shtesë.

Me arritjen e Fabinjos në “Enfilld Roud” largimi i Emre Xhan drejt Juventusit duket më se i sigurtë, ndërsa tashmë ish braziliani i Monakos, pritet që te Liverpulli bashkë me Nabi Keitan e Lajpcigut të formojë një dyshe të fortë në qendrën e mesfushës.

Leave a Reply