Rekord i ri për autogola të shënuar në një Botëror

Autogoli i Fernandinjos, me të cilin Belgjika avansoi me rezultatin 1:0 ndaj Brazilit, është autogoli i 11-të në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi, kampionat ky i pari që arrinë numrin dyshifror.

9 prej tyre u realizuan në fazën e ndeshjeve në grupe, ndërsa dy të tjerët në fazën e ndeshjeve me eliminim.

Ishte kjo hera e parë që Belgjika kishte përfituar nga një autogol në Botërorin e Rusisë, ku autogolin e parë e kishte realizuar Aziz Buhaduz i Marokut, që kishte shënuar në favor të Iranit.

Gjithë autogolat e realizuar në KB “Rusi 2018”:
Aziz Buhaduz (Maroko) – në favor të Iranit
Aziz Behiç (Australi) – në favor të Francës
Ahmed Fathi (Egjipt) – në favor të Rusisë
Edson Alvarez (Meksikë) – në favor të Suedisë
Ogunekaro Etebo (Nigeri) – në favor të Kroacisë
Tiago Conek (Poloni) – në favor të Senegalit
Denis Çerishev (Rusi) – në favor të Uruguait
Sergej Ignasheviç (Rusi) – në favor të Spanjës
Jan Zomer (Zvicër) – në favor të Kosta Rikës
Jasin Meria (Tunizia) – në favor të Panamasë
Fernandinjo (Brazil) – në favor të Belgjikës

Leave a Reply