Beshiktashi transferon portierin e Arsenalit, Ospina

Portieri kolumbian, David Ospina me shumë gjasë do të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere, pasi me ardhjen e gjermanit, Bernd Leno, ai është vetëm zgjedhja e tretë për portën e “Topçinjve”.

Sipas “The Mirror”, kolumbiani ka nisur bisedimet me Beshiktashin dhe në ditët në vazhdim ai pritet të arrijë marrëveshje me skuadrën nga Stambolli.

Ospina ka pasur paraqitje të mira në Kampionatin Botëror me Kolumbinë, por tek Arsenali ka qenë gjithnjë një zgjedhje e dytë, pasi portier i parë i skuadrës tash e sa vite është Petr Çeh.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply