Serie B do të mbyll sezonin me 19 skuadra

Liga e Dytë italiane e futbollit, ndryshe e njohur si “Serie B” sezonin 2018/2019 do ta përfundojë me 19 skuadra, shkruan “Futbol Italia”. Sezoni i ri i cili startoi me 24 gusht, për shkak problemeve financiare bëri që të njëjtën të mos munden ta fillojnë skuadrat si Bari, Çezena dhe Avelino.

Synimi i drejtuesve të “Serie B” ishte që kampionati të vazhdojë me 20 klube, me ç’rast të gatshme për të plotësuar atë zbraztirë ishin treguar shumë skuadra nga Liga e tretë, si Katania, Novara, Siena, Ternana, Pro Verçeli dhe Virtus, mirëpo Federata e Futbollit italian një kërkesë të tillë nuk aprovoi.

Liga e Dytë u ankua për këtë vendim të Federatës, mirëpo edhe Komisioni i Apelit pranë Komitetit Kombëtarë Olimpik nuk lejoi një gjë të tillë, me ç’rast “Serie B” këtë sezon do të numërojë vetëm 19 skuadra.

Leave a Reply