Zuka: Jemi të gatshëm edhe për fitoren e dytë

Renova sezonin e ri futbollistik në elitën e futbollit vendor e nisi me fitore ndaj Sileksit, ndërsa në një intervistë për “infOSport.mk”, mbrojtësi i krahut të majtë, Fisnik Zuka, thotë se ata janë të gatshëm edhe për fitoren e dytë kampionale, që do të kontribuonte edhe më shumë në atmosferën e përkryer që po mbizotëron në skuadër.

“Pasi e nisëm sezonin me 3 pikë, shpresoj se një gjë të tillë të bëjmë edhe sot përballë Struga Trim Lum. Shpresojë se me një lojë të mirë kolektive, pikët të mbeten në Tetovë. Atmosfera në klub është shumë e mirë, nëse gjithë lojtarët japim maksimumin besoj se në fund do i’a arrijmë qëllimit që të dalim fitues” – u shpreh për “infOSport.mk”, mbrojtësi i krahut të Renovës, Fisnik Zuka.

Takimi midis Renovës dhe Struga Trim Lum zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 17:00.

Leave a Reply