Ramadani: Do të jetë një ndeshje e rëndë për mua dhe me shumë emocione

Struga Trim Lum që bëri një debutim pozitiv në elitën e futbollit vendor, gjatë ditës së sotme në kuadër të javës së dytë do të përballet me Renovën në Tetovë. “infOSport.mk” lidhur me takimin në fjalë morri prononcimin e sulmuesit të Struga Trim Lum, Emran Ramadani, i cili deri sezonin e kaluar ishte pjesë e Renovës.

“Nuk e di, do të jetë kjo një ndeshje me shumë emocione për mua dhe shumë e rëndë. Renova si klub është me shumë përvojë, kanë shumë kualitet. Edhe pse nga kjo skuadër janë larguar shumë futbollistë, ata megjithatë kanë futbollistë shumë të mirë. Unë mendoj se do jetë kjo një ndeshje e fortë. Edhe pse neve jemi një klub i ri, përvoja e disa futbollistëve që kanë luajtur në Ligën e Parë mendoj se do të jetë një ndihmë për ne dhe se do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë sot përballë Renovë” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Emran Ramadani.

Struga Trim Lum në ndeshjen e parë hapëse të sezonit të ri mundi Rabotniçkin me rezultatin 2:1 falë golave të shënuar nga Burhan Mustafov dhe Nijas Lena.

Leave a Reply