Shkupi më i fortë ndaj Akademia Pandevit, rikthehen Jurina dhe Stojanovski

Shkupi pasditen e kësaj të diele do të përballet me Akademia Pandevin në transfertën për ndeshjen e vlefshme të xhiros së 7-të në elitën e futbollit vendor. Pas derbit të humbur në mesjavë nga Vardari në Çair, ku skuadra shqiptare vuajti më shumë edhe nga mungesat e disa prej lojtarëve kryesor, tashmë bardheblutë pretendojnë të marrin fitoren ndaj ekipit nga Strumica.

Shkupi për këtë sfidë të vështirë në transfertë shihet më i kompletuar dhe nuk do të ketë mungesa, pasi në taborin e skuadrës nga Çairi do të kenë në dispozicion sulmuesin Marin Jurina dhe mbrojtësin e djathtë, Filip Stojanovski.

Të dy futbollistët munguan në ndeshjen me Vardarin, ndërsa Jurina mungoi edhe në sfidën me Sileksin për shkak suspendimit në dy ndeshje, ndërsa Stojanovski duhej ta shikonte ndeshjen me Vardarin nga tribuna për shkak kartonave. Por gjithsesi tashmë të dy do të jenë në dispozicion të ekipit dhe loja e Shkupit me Jurinën dhe Stojanovskin në formacion do të jetë më ndryshe dhe më agresive.

Takimi Akademia Pandevi-Shkupi do të zhvillohet sot nga ora 15:30 në stadiumin “Mladost” të Strumicës. /InfOSport.mk

Leave a Reply