Selimi me të dy Ibraimat sulmon Struga Trim Lumin

Sot në futbollin vendor në program janë ndeshjet e javës së 7-të në LPFM, ndërsa bie në sy përballja mes dy skuadrave shqiptare, Shkëndijës dhe Struga Trim Lumit, që do të zhvillohet në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija shihet si favorite, sidomos pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, pa pranuar gol, ndërsa që janë gati për fitoren e tretë, flet edhe vendimi i trajnerit Erhan Selimi, që ka vendosur të luaj me një formacion shumë sulmues, duke inkuadruar në lojë të dy Ibraimit, Besartin dhe Agimin, të cilët do të ndihmohen nga Zhunior dhe Radeski nga krahët.

Më poshtë mund të shihni edhe pjesën tjetër të formacionit titullarë të “kuqezinjëve”, që aktualisht ndodhen në pozitën e 7-të dhe kanë një pikë më pak se Struga Trim Lum.

Leave a Reply