LPFM, mesjava dhuron ndeshjet e javës së 16-të

Nuk ka pushim për skuadrat elitare të futbollit, që në mesjavë do të zhvillojnë ndeshjet e javës së 16-të, njofton “infOSport.mk”. Dy ndeshje janë që pritet të zgjojnë më shumë interesim, edhe atë ndeshja në Çair, ku FC Shkupi do të mirëpret Akademia Pandevin e Jugosllav Trençovskit dhe ajo në Strugë, ku strategu tetovar Jeton Beqiri (luante rolin e ndihmës trajnerit) me Struga Trim Lum do të mirëpret ish skuadrën e tij, Shkëndijën.

Kampionët në fuqi dëshirojnë të vazhdojnë serinë pozitive dhe të afrohen sa më afër kreut, ndërkohë edhe Struga Trim Lum ka nevojë për pikë, me qëllim që të jetë sa më larg pozitave të ftohta.

Renova që në 7 ndeshjet e fundit kampionale nuk dinë për fitore, në Tetovë do të jetë nikoqir i Makedonija GJ.P, Sileksi në Kratovë do të mirëpret Vardarin, ndërkohë Rabotniçki si vendas kundër Borecit, ka rastin e mirë që të marrë 3 pikë të plota pas plotë 54 ditëve.

LPFM – Java 16

FC Shkupi 27.11 (13:00h) Ak.Pandev
Struga TL 27.11 (13:00h) Shkëndija
Renova 27.11 (13:00h) Makedonija GJ.P
Sileksi 27.11 (13:00h) Vardari
Rabotniçki 27.11 (13:00h) Boreci

Leave a Reply