ZYRTARE, Salzburgu rikthen Berishën në skuadër

Skuadra kampione e Austrisë, Salzburgu, ka vendosur të rikthejë në skuadër Mërgim Berishën, i cili për një vit të plotë luante në formë huazimi te skuadra e Altah, shkruan “infOSport.mk”.

Sulmuesi shqiptarë te këta të fundit luajti gjysmën e dytë të edicionit të kaluar dhe gjysmën e sezonit aktual, me ç’rast në 34 ndeshje me fanellën e Altah, regjistroi 16 gola dhe 10 asistime. Shifra këto mbresëlënëse për një sulmues në këtë moshë, i cili në këtë mënyrë bindi drejtuesit e Salzburgut për ta rikthyer atë në skuadër.

“Derisa Mërgimi u zhvillua shumë mirë vitin e kaluar, ne vendosëm ta kthejmë atë te Red Bull Salzburg. Ne mendojmë se ai do të luajë një rol të dobishëm për ne, edhe për shkak të situatës së ndryshuar të skuadrës”tha për faqen zyrtare të Salzburgut, drejtori sportiv Kristof Frojnd.

Mërgim Berisha shihet si një zëvendësim për super sulmuesin Erling Braut Haaland, i cili u transferua te Borusia e Dortmundit.

Leave a Reply