Mejuedher anulon duelet e paralajmëruara në UFC me Khabib ose Konor

Burime pranë boksierit amerikan Flojd Mejuedher bëjnë me dije se 43-vjeçari ka hequr dorë nga rikthimi i tij në ring këtë vit, ashtu sikurse kishte programuar më parë.

Boksieri i pamposhtur ka pasur dy ngjarje të dhimbshme kohët e fundit, ndarjen nga jeta e ish-partneres së tij Josie Harris (nëna e 3 prej fëmijëve) dhe xhaxhait të tij (Roxher Mejuedher), që ka qenë trajneri si dhe personi që e ka afruar në këtë sport.

Këto dy humbje të personave të afërt me të kanë bërë që Flojd Mejuedher të tërhiqet nga ideja për t’u rikthyer në ring këtë vit.

Ai kishte arritur një marrëveshje me presidentin e UFC-së, Dana Uajt, për të dueluar me yjet e këtij sporti (Khabib Nurmagomedov ose Konor MekGregor).

Leave a Reply