Zbulohen fanellat e Real Madridit për edicionin 2020/21

Real Madridi duket se ka filluar të mendojë për sezonin e ri, pasi tashmë thuhet se kanë gati fanellat e reja.

“Mbretërit” janë në garë për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n, mirëpo tashmë siç e dimë të gjithë, garat janë suspenduar shkaku i Koronavirusit.

Mediat spanjolle kanë filluar t’i publikojnë pamjet e para se si mund të duken fanellat e Real Madridit për sezonin 2020/2021.

“Madrilenët” do t’i qëndrojnë besnik ngjyrës së bardhë, derisa në krah do t’i kenë disa shirita në formë të ngjyrës së tigrit.

Shirita të njëjtë do të ketë edhe fanella e dytë, ku ngjyra bazë do ta jetë ajo rozë.

Fanella e tretë që do të përdoret më shumë në Ligën e Kampionëve do të ketë ngjyrën e zezë me disa detaje të vogla.

Leave a Reply