Dy skuadrat tetovare konfirmojnë rastet me “Covid 19”

Futbolli ynë vendor është tronditur sot, pas lajmit se 6 anëtarë të dy skuadrave shqiptare Renovës dhe Shkëndijës, kishin rezultuar pozitiv në testin “Covid 19”, shkruan “infOSport.mk”.

Edhe pse këto dy skuadra ditë më parë filluan me stërvitje në grupe, rezultatet e para të testit vërtetuan se te të dy këto skuadra ka gjithsej 6 të infektuar, edhe atë 4 te Renova dhe 2 te Shkëndija.

Lajmin tashmë është konfirmuar nga të dyja skuadrat, ndërsa e gjithë kjo mund të çoj edhe deri te shtyerja e sërishme e kampionatit elitar vendor, i cili ditë më parë morri dritën jeshile që skuadrat të stërviten.

 

Leave a Reply