Euro 2020, europiani i autogolave!

Kampionati i sivjetshëm europian po thyen të gjitha parashikimet. Edhe pse ka kaluar vetëm faza e parë, ajo e grupeve, deri më tani kanë ndodhur shumë episode që kanë hyrë në histori  të kompeticionit.

Një statistike e veçantë është dhe ajo e autogolave të shkaktuar në turne, plot 8 deri më tani ende pa u luajtur dhe 1/3-ta e kompeticionit.

Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e Europianeve, pasi në 40 vitet e kaluara që nga turneu i vitit 1976 deri në Europianin e vitit 2016 ishin shkaktuar vetëm 9 autogola.

Protagonist absolut janë bërë dhe portierët të cilët mbajnë stafetën me 3 autogola në këtë europian.

Leave a Reply