Punë e kryer, Marjan Radeski përforcon sulmin e FC Shkupit

Marjan Radeski është një ndër përforcimet më të bujshme të FC Shkupit, skuadër kjo që doli të jetë shumë aktive në merkaton e kësaj vere, njofton “infOSport.mk”.

Radeski te FC Shkupi vjen nga rradhët e Akademia Pandev, ndërsa i njëjti pritet të jetë një forcë shtesë për sulmin e skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi, që sezonin e ri pretendon titullin e kampionit para Shkëndijës.

Pikërisht te skuadra tetovare kishte bërë atë hapin e madh të karrierës së tij, kur falë paraqitjeve të mira me fanellën “kuqezi”, i njëjti kishte marrë ftesë edhe për te përfaqësuesja e Maqedonisë, për të cilën deri më tani ka zhvilluar 16 ndeshje.

Radeski në Ligën e Parë numëron gjithsej 227 ndeshje dhe 58 gola të shënuar, ndërsa i njëjti ka eksperiencë të madhe edhe në ndeshjet ndërkombëtare, duke luajtur me Shkëndijën në 25 ndeshje të Liga Europa (3 gola) dhe 4 ndeshje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply