Dashuria e përjetshme me Barcelonën, Pike rikthehet 30 vite më pas, kujton takimin e parë me Kumanin!

Zherard Pike i është betuar për dashuri të përjetshme Barcelonës ditët e fundit, duke bërë një gjest si kampion i vërtetë.

Pike uli pagën e tij, duke çliruar hapësirën e pagave të nevojshme për regjistrimin në La Liga të përforcimeve të reja, Memfis Depaj dhe Erik Garsia.

Spanjolli gjithashtu shënoi golin epërsisë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri kundër Real Sociedad, duke puthur emblemën me të cilën vendosi “të martohej” deri në fund të karrierës së tij.

Një gjest që u shënua në fitoren 4:2 të Barcelonës ndaj Real Sociedadit, ndërsa i njëjti në orët e fundit gjithashtu ka publikuar një video në Tëitter, që daton 30 vite më parë.

Në të shfaqet duke kërkuar një autograf në një fletë gazete dhe më pas duke bërë fotografi me trajnerin e tij aktual, Ronald Kuman. Një dashuri për fanellën “Blaugrana”, ajo e Pike, e cila ka zgjatur për një jetë.

Leave a Reply