Revolucion i madh me arbitrat në Itali që do sjellë fundin e polemikave!

Pushimi nëpër kampionatet futbollistke, për shkak paraqitjeve të kombëtareve në eliminatoret për Botërorin “Qatar 2022”,  është një mundësi për një bilanc të arbitrëve italianë pas dymbëdhjetë javësh ku nuk munguan polemikat në Serie A.

Për këtë arsye AIA po studion një mënyrë për të siguruar një transparencë më të madhe në lidhje me vendimet e marra nga arbitrët.

Hipoteza e dërgimit të arbitrave për të folur në TV ka dështuar, pasi siç shkruan “La Repubblica” do të përfundonin duke i ekspozuar arbitrat në një gjyq mediatik çdo javë. Ndaj, ka lindur hipoteza e një lloj ndërmjetësi mes AIA-s dhe klubit në emër të Federatës së Futbollit.

Ideja është që audienca të dëgjojë në shtëpi audiot e fjalimeve midis arbitrit dhe VAR-it në episodet kyçe, dhe nëse jo live pas ndeshjes në mënyrë që të krijohet transparencë. Kjo do të sillte një revolucion të madh në marrëdhënien e arbitrave me tifozët, pasi shpesh arbitrët veprojnë në kokën e tyre, duke mos dëgjuar fjalët e kolegëve në VAR.

Kjo ide është pritur mjaft mirë në Itali, dhe synimi është që ky projekt të vihet në jetë pa mbaruar kampionati, pasi Seria A ka hyrë në një fazë të nxehtë këto momente ku çdo gabim mund të ndryshonte rrjedhën e kampionatit.

Leave a Reply