Ibrahimoviç si Ronaldo dhe Messi, vendos një rekord të ri (VIDEO)

Me supergolin që realizoi mbrëmë ndaj Udinezes, kur në mënyrë akrobatike arriti që të mposht portierin vendas, Silvestri. Me këtë super gol, Ibra jo vetëm që shpëtoi Milanin nga humbja, por njëkohësisht u bë futbollisti i 3-të në historinë e futbollit që arrin kuotën e 300 golave të shënuar në kampionatet më të rëndësishme të Europës, shifër e arritur duke nisur që nga viti 2000.

Këtë rekord më herët e kanë arritur vetëm Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ndërsa pas tyre tashmë renditet suedezi, Zlatan Ibrahimoviç.

Bomberi suedezi në karrierën e tij ka shënuar 154 gola në Serie A, 113 gola në ligën e parë franceze, 17 gola në Premierligë dhe 16 në La Liga, në një total prej 450 ndeshjesh.

Vetëm Kristiano Ronaldo me 483 gola dhe Lionel Messi 475 kanë bërë më mirë se Zlatan  Ibrahimoviç, i cili në karrierë numëron në total 571 gola në karrierë në nivel klubesh dhe kombëtaresh.

 

Leave a Reply