Xherdan Shaqiri bëhet shok skuadre me Bardhin te Trabzonspor!

Xherdan Shaqiri do të rikthehet në futbollin evropian, duke i dhënë fund aventurës së tij të shkurtër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave turke, skuadra kampione e Trabzonspor synon ta transferojë futbollistin shqiptarë të Zvicrës, të cilin e kishte kërkuar edhe në të kaluarën.

Shaqiri shihet si zëvendësues ideal i të lënduarit Edin Vishça, ndërsa i njëjti nëse do vinte deri te realizimi i këtij transferi, do të bëhej shok skuadre me shkupjanin, Enis Bardhi.

Trabzonspori synon ta ngrisë synimin për titull të kampionit dhe për këtë i nevojitet të përforcohet në aspektin ofenziv.

Xherdan Shaqiri bëri paraqitje pozitive në Kupën e Botës, ndërsa aktualisht është lojtar i Çikagos në ligën amerikane MLS.

Shaqiri ishte transferuar në klubin amerikan për 7 milionë euro nga skuadra franceze e Lion, ku luajti shkurt pas eksperiencës së tij te Liverpulli.

Ish-futbollisti i Bazelit, Bajernit të Munihut, Interit dhe Stouk Sitit do ta pëlqente një eksperiencë eventuale në Turqi, aty ku më parë e kërkonte edhe skuadra tjetër gjigande e Galatasarajit.

Leave a Reply