Voska Sport prezanton qendërmbrojtësin Hristov

Voska Sport gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe përforcimin e 6-të gjatë këtij afati kalimtarë, njofton “infOSport.mk”.

Emër i ri në rradhët e skuadrës shqiptare nga Ohri është Oliver Hristov, i cili te Voska Sport vjen nga rradhët e Detonit Plaçkovica.

Bëhet fjalë për një futbollistë mjaft korpulent, 26-vjeçar, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Bregallnicën e Shtipit, Sasën nga Kamenica, Pehçevën dhe Pobedën, me të cilën skuadër edicionin e kaluar u shpall kampion në Ligën e Dytë.

Me Hristov, Voska Sport ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.

Kapiteni i Detonit Plaçkovicës bëhet kështu emri i 6-të i rinj te Voska Sport, pas Hadis Velii, Ermedin Adem, Arion Ziba, Fiton Ademi dhe Ujkan Muça.

Leave a Reply