Shkëndija, FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P, mësojnë kundërshtarët e tyre në Ligën e Konferencës

Në selinë e UEFA-s në Nyon në Zvicrës, përveç shortit të Ligës së Kampionëve, sot u hodh gjithashtu edhe shorti për ndeshjet e raundit të parë të Ligës së Konferencës, kompeticion ky, në të cilin vendi jonë përfaqësohet me plotë 3 skuadra, shkruan “infOSport.mk”.

Kështu, nënkampionët e vendit, FC Shkupi në këtë fazë do të luaj me ekipin e FC Hegelmann nga Lituania. “Bardheblutë” nga Çairi ndeshjen e parë do ta luajnë në cilësinë e mysfairit me datë 13 korrik, ndërsa atë kthyese do ta zhvillojnë në Shkup me datë 20 korrik.

Me një kundërshtarë relativisht të lehtë do të luaj edhe Shkëndija, që në raundin e parë kualifikues peshkoi edhe e Haverfordëest County AFC nga Uellsi. Për dallim nga FC Shkupi, skuadra tetovare ndeshjen e parë do ta zhvillojë si vendas në Shkup, me datë 13 korrik, ndërsa një javë më pas do të udhëtojë drejt Uellsit.

Sa i përket Makedonija GJ.P, skuadra fituese e Kupës edhe pse nuk bënte pjesë në mesin e skuadrave favorite, doli të jetë me fat, duke caktuar dy takime me letonezët e RFS. Skuadra nga Gjorçe Petrovi do të mirëpret në shtëpi ekipin letonez me datë 13 korrik, ndërsa 7 ditë më vonë do të luajnë ndeshjen e dytë në transfertë, e cila njëherit do të japë edhe emrin e ekipit të kualifikuar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply