Shkëndija ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin Ennur Totre, për të cilin infosport.mk kishte parlajmëruar që disa ditë më parë.
Totre te Shkëndija luante në formë huazimi nga rradhët e skuadrës ukrainase të Vorskla Poltava, me të cilën skuadër tashmë edhe zyrtarisht i ka përfunduar kontrata.
Edhe pse Totre mund të luante te Shkëndija pa asnjë dëmshpërblim, një gjë e tillë nuk ndodhi, ashtu që tashmë Totre është një agjent i lirë dhe mund të zgjedhë skuadrën e tij të re.
Informacione jo zyrtare pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Totre mund të rikthehet sërish në Shqipëri, aty ku vite më parë shkëlqeu me fanellën e Tiranës. Si klub i tij i ardhshëm, përmendet Dinamo e Tiranës. (infOSport.mk)