Albin Kurti mirëpriti skuadrën e Drita FC, ju uroj shumë fat edhe në ndeshjen e nesërme kundër AZ Alkmar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Qeveri mirëpriti futbollistët e skuadrës kampione të Dritës nga Gjilani, që këtë edicion shkruajtën histori, duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës.

Për më tepër, skuadra që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, aktualisht renditet në pozitën e 8-të, që ju siguron atyre një vend direkt për në fazën eliminatore të Ligës së Konferencës.

Në shenjë falënderimi, drejtuesit e Drita FC, numrit 1 të Qeverisë së Kosovës i dhuruan fanellën me numër 1.

Postimi i Albin Kurtit:

“Nga 36 ekipe, FC Drita e Gjilanit renditet në vendin e 8-të në Ligën e Konferencës. Shanset i kanë të mëdha për kualifikim në fazën tjetër. Përfaqësuesve të klubit, trajnerit, futbollistëve dhe stafit teknik, që i mirëprita me kënaqësi në kryeministri, i shpreha mirënjohjen për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë.

Bardh e kaltërtit nga Gjilani nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e presin AZ Alkmaar e Holandës në ndeshjen e radhës. Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik për klubin dhe mbarë futbollin tonë. Forca Drita!”

Leave a Reply