Pas Rexhepit, vjen edhe një tjetër largim nga rradhët e Bashkimit

Pas mbrojtësit Samet Rexhepi, aventurën me Bashkimin e ka mbyllur edhe boshnjaku, Nermin Haxhiç. Lajmin për “infOSport.mk” e ka konfirmuar vetë futbollisti boshnjak, i cili skuadrës “zigjelbër” nga Kumanova iu bashkua gjatë verës së këtij viti, kur erdhi si lojtar i lirë nga rradhët e skuadrës kroate të NK Orijent 1919.

Haxhiç gjatë stinorit vjeshtorë në Ligën e Parë me fanellën e Bashkimit u paraqit në 11 ndeshje, duke kontribuar me 4 gola dhe 2 asistime. Ai gjithashtu luajti edhe në dy ndeshje të Kupës, duke realizuar në fitoren 4:0 ndaj Pobedës në Prilep.

Ai tashmë është një futbollistë i lirë, dhe i gatshëm për sfida të reja. (infOSport.mk)

Leave a Reply