Mërgim Berisha kampion Europe për të rinj me Salzburgun

Futbollisti i talentuar shqiptarë, Mërgim Berisha me skuadrën e tij Slazburgun është shpallur kampion Europe, pasi në finalen e madhe të Uefa Youth mundi ekipin portugez të Benfikës me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Berisha si në të gjitha ndeshjet paraprake, ashtu edhe sonte ishte titullar, mirëpo duke mos arritur që të shënojë asnjë gol, edhe pse rezultoi ndër futbollistët më efikas te skuadra e Salzburgut këtë edicion me 7 gola të shënuar nga po aq ndeshje të zhvilluara

Ndryshe ishte skuadra e Benfikës që avansoi e para në këtë ndeshje me anë të Zhoze Gomesh në minutën e 29-të, derisa Salzburgut fitoren ia siguruan dyshja e rezervistëve Daka Patson dhe Aleksandar Shmid, që shënuan në minutat 72 dhe 76.

Leave a Reply