Bajerni sërish tregoi forcën ndaj Dortmundit (VIDEO)

Bajern Munih ka dalë fitues sërish në përballjet me Dortmundin gjatë këtij sezoni, kësaj rradhe në kuadër të Kupës së Gjermanisë. “Bavarezët” në 1/8 e finales mundën “milionerët” me rezultatin 2:1, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në çerekfinale dhe duke lehtësuar rrugëtimin drejt titullit të dyfishtë në Gjermani.

Çështjen e fituesit të besuarit e trajnerit Jup Hejkens e zgjodhën që në pjesën e parë falë golave të shënuar nga Zherom Boateng (12′) dhe Tomas Myler (40′), ndërsa shumë lehtë mund të ndodhte që ky rezultat të ishte edhe më i thellë në rast se ishin më të saktë në tentativat e tyre, duke pasur parasysh se dy herë qëlluan shtyllën.

Gjatë pjesës së dytë Dortmundi u rikthye në lojë falë golit të shënuar nga Andrij Jarmolenko në minutën e 77-të, ndërsa fare në fund shumë lehtë mund të ndodhte që të arrijën deri te barazimi.

Leave a Reply