Futbollisti irlandez që fitoi 1 milionë stërlina në llotari

Futbollisti i ri i skuadrës së Çampionshipit, Preston, Kevin O’Konor i ka trokitur fati në derë. 22 vjeçari kishte blerë një biletë, e cila rezultoi fituese e “jackpot”-it të Lotarisë Kombëtare të Irlandës. E pabesueshme, por vërtetë! O’Konor dhe nëna e tij  tërhoqen çekun 1 milionësh në zyrat qëndrore të Lotarisë në kryeqytetin Dublin.

“Pas disa kërkimeve, u dërgova foton e biletës sime, por kurrë nuk do ta kisha besuar që ishte bileta fituese e një çmimi 1 milion stërlina”, deklaroi O’Konor, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Republikës së Irlandës.

Leave a Reply