Legjenda e Lejkersave Brajant, bëhet prezantues në emision sportiv

Legjenda e skuadrës së Lejkersave, Kobi Brajant në të ardhen do të drejtojë një program televiziv. Brajant do të nis një emision në televizionin e njohur ESPN, ku do të bëjë analizën e ndeshjeve të kampionatit NBA. Titulli i programit të tij është “Detail” (Detaj) dhe do të jetë i tipit kritik, një emision i ideuar dhe drejtuar nga vetë Kobe Bryant.

Emisioni do të nisë në mars të këtij viti dhe Brajant do të analizojë në mënyrë të detajuar të gjitha ndeshjet e luajtura një ditë para se ato të luhen, duke shfrytëzuar edhe përvojën e tij si ish-lojtar në NBA.

“Të studiosh ndeshjet, duke parë aksionet e lojës në mënyrë që të gjithë të përmirësohen. Kam mësuar të analizoj videot falë dy prej trajnerëve më të mëdhenj të historisë, Phil Jackson dhe Tex Ëinter. Ky program televiziv do të japë mundësinë që njerëzit të mësojnë dhe përdorin këtë mënyrë të analizës së ndeshjeve”, tha Kobi, duke prezantuar emisionin e tij.

Leave a Reply