Sigal Prishtina fiton Kupën e Kosovës në basketboll

Sigal Prishtina edhe këtë vit është fituese e Kupës së Kosovës në basktboll. Ne finalen dramatike mposhti Bashkimin me rezultat 77:74, edhe pse për herë të parë nga 18 vitet e fundit, luajti me komplet lojtarë dhe trajner vendas. Pas lojes plotësisht te barabarte, 10-minutëshi i fundit ishte vendimtar. Prishtina me përvojë mposhti prizrenasit, që kësaj radhe humbën në sajë të gabimeve të mëdha të lojtarit të tyre më të mirë, Aron Moss, i cili pati 7 topa të humbur në 5 minutat e fundit.

Ky ishte trofeu i 13-të i Prishtinës në garat e Kupës, kurse i pari për trajnerin Andin Rashiç. Lojtari më i mirë te Prishtina edhe kësaj radhe ishte Fisnik Rugova me 21 pikë, duke u shpallur edhe MVP i këtij viti, në garat e Kupës, kurse Alban Veseli me 24 pikë ishte më efikasi në parket, derisa Granit Rugova pati 13 pikë.

Leave a Reply