Struga Trim Lum fiton miqësoren ndaj Labunishtit

Struga Trim Lum ka dalë fitues në miqësoren që e zhvilloi sot ndaj fqinjëve të Labunishtit, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Tançeski në stadiumin e qytetit në Strugë shënuan fitore me rezultatin 2:1, ndërsa çështjen e fituesit e zgjodhën që në pjesën e parë kur avansuan me rezultatin 2:0.

Arben Tafa shënoi golin e parë, duke konfirmuar formën e mirë në të cilën ndodhet, teksa Aleksandar Dalçeski shënoi edhe një gol tjetër për të sjellë qetësi.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët bënë shumë zëvendësime, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzuan futbollistët e Labunishtit, që arritën të shënojnë golin e nderit në këtë miqësore. Rikujtojmë vetëm te ditë më parë me po të njëjtin rezultat (2:1), Struga Trim Lum mundi Bregallnicën, ndërsa një fitore tjetër në këto ndeshje kontrolluese kishte shënuar edhe ndaj Teteksit (4:2).

Ndryshe ishte kjo ndeshja e pestë miqësore që Struga Trim Lum e zhvilloi gjatë kësaj faze përgatitore, përfshirë këtu edhe dy barazimet identike (1:1) ndaj Korabit, gjegjësisht Renovës.

Leave a Reply