Ramos golin ndaj Kroacisë e festoi me shqiponjë

Spanja mbrëmë në kuadër të Ligës së Kombeve turpëroi ekipin nënkampion të Botës, Kroacinë, duke e mundur me rezultatin e thellë 6:0.

Një ndër golashënuesit e këtij takimi ishte edhe mbrojtësi Serhio Ramos, i cili shënoi golin e tij të 14-të me fanellën e “Furisë së Kuqe”.

Pikërisht falë atij goli madrileni Ramos, edhe pse luan vetëm si mbrojtës mbrëmë në fushën e blertë ishte golashënuesi më i mirë në rradhët e Spanjës, nga futbollistët që kishte në disponim trajneri Luis Enrike. Serhio Ramos kishte më shumë gola se edhe sulmuesi Morata, që mee fanellën e “iberikëve” ka të shënuar 13 gola.

Sulmuesi i Çelzit mbrëmë nuk morri besimin e trajnerit Enrike, ndërsa Serhio Ramos ndaj kroatëve realizoi golin e pestë. Ai bëri shqiponjën me duart e tij, një festë kjo që tashmë është shndërruar në temë diskutimi edhe në UEFA, e cila megjithatë nuk do të dënojë kapitenin e Spanjës, pasi i njëjti nuk është shqiptarë, edhe pse serbet mund ta quajnë këtë edhe si provokim!

Leave a Reply