LPFM, Java IX sjellë derbin tetovar Shkëndija-Renova

Java e 9-të në elitën e futbollit vendor sjellë me vete derbin lokal shqiptarë, atë të Tetovës midis Shkëndijës kampione dhe Renovës, njofton “infOSport.mk”.
Është pa dyshim kjo ndeshja që zgjon më së shumti interesim në këtë xhiro, bashkë edhe me atë midis dy skuadrave të para në renditje, Vardarit dhe Akademia Pandevit.

Përveç derbit lokal të Tetovës, java e 9-të sjellë edhe atë të Shkupit midis FC Shkupit dhe Rabotniçkit, ndërkohë Sileksi do të ketë një transfertë të vështirë në Strumicë ndaj Bellasicës, që tashmë është në një seri prej 7 ndeshjeve pa humbje, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet e Kupës kundër Pelisterit.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojnë në ora 15:00.

LPFM, Java IX
Bellasica 06.10. 15:00 Sileksi
Makedonija Gj.P 06.10. 15:00 Pobeda
Shkëndija 06.10. 15:00 Renova
Shkupi 06.10. 15:00 Rabotniçki
Vardari 06.10. 15:00 A. Pandev

Leave a Reply